Lajme

E fundit/ Rama anulon konferencën në Rinas, do nxjerrë vetëm një video-mesazh

Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për shtyp që pritej të zhvillonte në Aeroportin “Nënë Tereza”, pas mbërritjes nga New York-u.

Rama ka mbërritur rreth orës 13:20 në Rinas, ndërsa më herët pritej që pas mbërritjes t’u drejtohej shqiptarëve nga salla e shtypit e aeroportit.

Sipas informacioneve të fundit, kryeministri nuk do të zhvillojë komunikim live në Rinas, por do të publikojë një video-mesazh për qytetarët.

Lajmi për një komunikim të rëndësishëm të Ramës kishte sjellë vëmendje të shtuar në aeroport, ku ndodheshin makina e kryeministrit, efektivë të Gardës së Republikës, FNSH dhe forca të Policisë së Shtetit.

Tashmë pritet publikimi i video-mesazhit të kryeministrit, për të mësuar përmbajtjen e komunikimit të paralajmëruar.

Të Ngjashme