ShowBizzz

“E kanë futur përsëri në frigorifer”, Bledi Mane shpërthen me akuza ndaj Nita Latifit

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania.

Ata bënë një dasmë tradicionale brenda në kuadër të lojës dhe pas kësaj gazetari e ngacmoi vazhdimisht artisten nga Kosova duke e quajtur ‘nuse’.

Deklaratat e Bledit në lidhje me të duket se nuk i kishin pëlqyer Nitës, për të cilat edhe ka reaguar.

TS Poll - Loading poll ...

E pas kësaj, një reagim u bë edhe nga Bledi, i cili theksoi në një postim se kur hyri ky e aktivizoi Nitën, duke shtuar se ishte lënë në harresë.

ImageReagimi i Bledi Manes

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt”, u shpreh ai.

“Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer. Lutem për Nitën”, tha mes tjerash Mane.