Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj, duke pretenduar se është dhunuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në familje, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Gafurr Loku”, ndërsa i dyshuar është A. Xh. (1984).
Sipas burimeve, e mitura O.XH. (16 vjeçe), e intervistuar në prani të prindit tjetër, ka deklaruar se rreth orës 12:30, pas një mosmarrëveshjeje verbale me babanë, situata kishte eskaluar në dhunë fizike.
Ajo ka pohuar se babai e kishte goditur disa herë në trup me një kabllo telefoni, si pasojë e së cilës ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa A. Xh. është liruar në procedurë të rregullt.
Pas përfundimit të procedurave policore, e mitura është kthyer në shtëpi së bashku me nënën.
