ShowBizzz

E papritur/ Arbër Hajdari nuk do të jetë opinionist i “Big Brother VIP 3”

Disa ditë më parë, saktësisht më 7 maj, Luiz Ejlli fiku dritat e “Big Brother VIP”, sezonit të dytë i cili ashtu si i pari u mbyll me sukses.

E teksa banorët vazhdojnë të fliten ende pas rrugëtimit në këtë reality show, vëmendje të madhe morrën edhe dy opinionistët, Zhaklina Lekatari dhe Arbër Hajdari.

Ky i fundit ishte ditën e sotme i ftuar në “E diell”, ku teksa foli për “Big Brother VIP”, zgjodhi sezonin e parë si më të vështirin për tu menaxhuar.

TS Poll - Loading poll ...

Mirëpo Hajdari bëri dhe një deklaratë që ndjekësit e tij nuk do e presin shumë mirë.

Ai tregoi se sezonin e ardhshëm nuk e shikon më veten si opinionist i “Big Brother VIP” , duke shtuar se njerëzit mësohen me opinionet e tij dhe humbet kurioziteti te publiku.

Nëse Arbër Hajdari nuk është sezonin e tretë të BBV, një nga altervativat që me siguri produksioni do e mendojë si zëvendësimin e duhur është Arjan Konomi.