Behare Maksutaj u bë e njohur për publikun e gjerë përmes pjesëmarrjes në edicionin e “Big Brother VIP Kosova”.
Ish-banorja ishte pjesë e formatit televiziv, por vendosi ta ndërpresë rrugëtimin e saj në këtë lojë.
Së fundmi, ajo është shfaqur në një fotografi të realizuar në rrugët e Pejës, ku shihet e veshur me një kombinim sportiv dhe një xhup elegant. Veshja e saj bie në sy për stilin e veçantë, shkruan “Kosovarja”.
Beharja duket se ka zgjedhur një paraqitje të rehatshme për daljen e saj, duke kombinuar elementet sportive me ato elegante.
Fotografia sjell një tjetër pamje të ish-banores jashtë shtëpisë së famshme.

