Lajme

E rëndë/ Ndërron jetë oficerja e policisë pas ndërhyrjes estetike, familja kërkon…

Një police e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka ndërruar jetë pas komplikacioneve që dyshohet se u shfaqën pas një operacioni estetik në Republikën Dominikane. Familjarët e saj kanë kërkuar nisjen e një hetimi për të verifikuar nëse gjatë trajtimit ka pasur neglizhencë mjekësore.

Rebecca De Paula, 31 vjeçe, udhëtoi drejt Santo Domingos për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje për heqjen e implanteve të gjirit. Sipas të afërmve, pas operacionit ajo zhvilloi një infeksion bakterial, i cili dyshohet se çoi në përkeqësimin e gjendjes së saj dhe më pas në vdekjen e saj, të dielën në mëngjes.

NEWS  Ndërron jetë në burg i dënuari për vrsje. EmriNëna e 31-vjeçares ka rrëfyer se u nis menjëherë drejt klinikës pasi u njoftua se vajza ishte në gjendje kritike, por kur mbërriti, mori lajmin tragjik se ajo kishte humbur jetën.

De Paula kishte vetëm 18 muaj që shërbente në radhët e NYPD-së dhe në muajin mars ishte vlerësuar si “Oficerja e Muajit” në komisariatin e 46-të në Bronx, për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj ndaj komunitetit. Përveç detyrës si police, ajo shërbente edhe si pastore së bashku me bashkëshortin dhe ishte nënë e tre fëmijëve.

NEWS  Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës, ja kur do të ofrohen shërbimet për qytetarëtPresidenti i Shoqatës së Policëve të Nju Jorkut, Patrick Hendry, shprehu ngushëllimet për humbjen e saj, duke e cilësuar De Paula-n një kolege të përkushtuar dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të mbështesin familjen dhe kolegët e saj me lutje në këtë periudhë të vështirë.

Familjarët kërkojnë që autoritetet në Republikën Dominikane të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë nëse gjatë ndërhyrjes ose kujdesit pas operacionit janë kryer gabime mjekësore.

Ekspertët e kirurgjisë plastike theksojnë se ndërhyrjet për heqjen e implanteve të gjirit, edhe pse konsiderohen rutinë, mund të shoqërohen me komplikacione serioze si infeksione, mpiksje gjaku, probleme kardiake ose pulmonare, hematoma dhe grumbullim lëngjesh.

NEWS  “Mercenarë të rekrutuar”/ Rama reagon pas protestës së PD: Degjenerim i pandalshëm, rrugaçët e lagjeve hedhin molotovëSipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjatë periudhës 2009–2022 janë regjistruar 93 vdekje të shtetasve amerikanë të lidhura me ndërhyrje estetike në Republikën Dominikane.

Rasti i Rebecca De Paula-s rikthen në vëmendje edhe një tjetër tragjedi që preku NYPD-në, pasi në tetor të vitit 2025 detektivja Alicia Stone humbi jetën një javë pas një ndërhyrjeje estetike për ngritje të vitheve dhe liposuksion në Kolumbi.

Të Ngjashme