Lajme

E rëndë/ Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Bradashesh-Krrabë, bllokohet qarkullimi

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Bradashesh–Tuneli i Krrabës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit dhe panik te drejtuesit e mjeteve.

Zjarri ka përfshirë me shpejtësi automjetin, i cili është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të mjetit, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas verifikimeve.

NEWS  Zbardhet emri i personit të zhdukur 11 vjet më parë/ U rrëmbye dhe u torturua për vdekje, çfarë dëshmuan në policiPër shkak të zjarrit dhe ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, qarkullimi në këtë segment rrugor u ndërpre për rreth 30 minuta, duke krijuar vështirësi për drejtuesit që udhëtonin në të dyja drejtimet.

Pas largimit të automjetit dhe sigurimit të rrugës, qarkullimi është normalizuar. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NEWS  Plas sherri pas ndeshjes në Shkodër/ Të rinjtë shkatërrojnë stolat dhe i hedhin në fushë

Të Ngjashme