Sipërmarrësi i njohur, Dritan Germizi, është ndarë papritur nga jeta në moshën 49-vjeçare dhe është përcjellë sot për bë banesën e fundit
Lajmin e trishtë e kanë bërë publik të afërmit e tij, ndëraa përmes një postimi në rrjetet sociale, vëllai i sipërmarrësit, Xhadi Germizi, i cila ka njoftuar miqtë dhe të afërmit e tyre për ndarjen nga jeta të biznesmenit. Më tej ai shkruan se Drtiani do të ngelet përgjithmonë në zemrat e tyre.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllaut tim të dashur, Dritan Islam Germizi.
U prehsh në paqe, vëlla.
Do të mbetesh përherë në zemrat tona”, shkruan Xhadi Germizi në Facebook.
Po ashtu për ndarjen nga jeta të 49-vjeçari kanë reaguar edhe miq dhe të afërm nga Kukësi, të cilët shkruajnë se largimi i tij në mënyrë të parakohshme, është një humbje e madhe.
Drtian Germizi ishte një biznesmeni i njohur në Kukës, pasi ishte pronar i një supermarketi në qendrën e qytetit.

