![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/edhe-4-dite-do-e-festonte-ditelindjen-nderron-jete-aktori-i-njohur_646c8df9bb948.jpeg?resize=750%2C375&ssl=1)
Ray Stevenson, aktori që luajti në filmat ” Thor ” si “Volstagg”, ka ndërruar jetë .
Aktori britanik dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen. Ai ishte 58 vjeç. Detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.
Stevenson ishte një prani e njohur në ekran. Ai u bë i njohur për publikun si ushtari Titus Pullos në serialin e HBO, “Roma”.
Një vit pas përfundimit të serialit, ai u shfaq në ‘Punisher: War Zone’ të vitit 2008 në rolin e heroit të Marvel, Frank Castle dhe më pas në ‘Thor’.
Natyrisht, ai kishte bërë edhe paraqitje të tjera në “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”.