Shëndetësi

Efektet e shumta pozitive të misrit në shëndet

Misri është një nga ushqimet e preferuara të verës, por njerëzit dinë ta shmangin në procesin e humbjes së peshës, sepse është i pasur me karbohidrate. Por, a do të thotë kjo se vërtet duhet ta shmangni nëse dëshironi të humbni peshë?

Nëse shtojmë misër në dietën tonë të përditshme, mund të kemi përfitime të shumta shëndetësore duke përfshirë edhe përmirësimin e shikimit. Ka vlera të mira ushqyese dhe është gjithashtu i pasur me fibra, gjë që e bën të mirë për humbjen e peshës.

Për shkak të sasisë së lartë të fibrave, misri është dëshmuar të jetë një ushqim fantastik për humbje peshe. Përmbajtja e fibrave në misër ndihmon në tretje, gjë që lehtëson më tej procesin e humbjes së peshës. Misri është gjithashtu shumë i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit.

Misri është mjaft i pasur me minerale dhe vitamina. Është burim i shkëlqyer i vitaminës B1 – tiaminës, por edhe i shumë vitaminave dhe mineraleve tjera, si vitamina B5, acidi folik, niacina, vitamina C, fosfori, kaliumi dhe magnezi.

Një filxhan, i cili përmban afërsisht 164 gramë misër të verdhë, përmban vetëm 177 kalori dhe 41 gramë karbohidrate. Përqindja e proteinave është rreth pesë gramë dhe përqindja e yndyrës është dy gramë.

Përveç kësaj, misri është pa gluten dhe i sigurt për njerëzit me intolerancë ndaj glutenit. Është gjithashtu i shkëlqyeshëm si probiotik, sepse përmban shumë baktere të mira që i ndihmojnë zorrët të punojnë dhe përshpejtojnë metabolizmin, gjë që në fund të fundit ndihmon në humbjen e peshës.