Lajme

Ekstradohen një palestinez dhe një kosovar, njëri nga Kosova në Gjermani, tjetri nga Gjermania në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet gjermane, janë realizuar dy ekstradime gjatë datave 15 dhe 16 korrik 2026.

Sipas njoftimit, më 15 korrik është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani një shtetas palestinez, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar.

“Me datën 15.07.2026 është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar, i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprën penale ‘Kontrabanda me emigrantë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, më 16 korrik është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë, pasi ai kërkohej nga autoritetet e drejtësisë së Kosovës.

“I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të dy ekstradimet janë realizuar falë bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve kompetente të Gjermanisë.

Postimi i plotë:

Të Ngjashme