ShowBizzz

Elijona Binakaj mahnit me dukjen në pushimet në jugun e Shqipërisë

Pas pushimeve të bujshme në Egjipt, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka kthyer sërish gjithë vëmendjen e medieve rozë dhe ndjekësve të saj, këtë herë duke zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar ditë të ngrohta relaksi.

Elijona ka ndarë me fansat në rrjetet sociale momente nga arratisja në Dhërmi, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte stili i saj i kuruar dhe i pagabueshëm i plazhit.
Bukuroshja ka shfaqur linjat e saj perfekte trupore përmes një përzgjedhjeje me mjaft shije të bikinive në ngjyra të gjalla, të cilat i ka kombinuar me aksesorë minimalist.

Të lidhura

None found


Përtej veshjeve që morën pëlqime të shumta, Elijona ka guxuar duke u shfaqur plotësisht natyrale, pa makijazh dhe me flokë të lagur, një pamje kjo që reflekton freski, vetëbesim dhe lumturi.

Të Lidhura:

  1. FOTO/ “Në shtëpi!”- Dua Lipa feston Pashkët në jug të Shqipërisë me njeriun e zemrës
  2. “E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti
  3. Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet
  4. Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos

Të Ngjashme