Kuriozitete

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari  

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Qerret të Durrësit, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike Cannabis Sativa me qëllim shitjen.

Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet L.K., ku gjatë kontrollit fizik, në momentin e ndalimit, policia i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e së njëjtës lëndë narkotike.

E gjithë sasia e drogës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të Ngjashme