Lajme

Rama sqaron raportimet për zyrtarin e arrestuar: Nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e një zyrtari nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka sqaruar se personi i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës.

Sipas tij, i dyshuari është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe është në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Ai ka theksuar se raportimet që e paraqesin të arrestuarin si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta.

“Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të Ministrisë së Kulturës. Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!”, ka shkruar Rama.

Të Ngjashme