Eros Ramazzotti i ka bërë vajzës së tij një nga dedikimet më të bukura, këngën “L’Aurora”, që vazhdon të mbetet nga perlat e muzikës italiane.
Aurora, vajza e vetme e Eros Ramazotti-t dhe Michelle Hunziker është rritur dhe para disa muajsh u bë mama për herë të parë. Megjithatë ajo vazhdon të shoqërojë të atin nëpër koncerte.
Ky i fundit ishte duke performuar në skenën e Teatrit Antik të Taormina-s, kur ka vendosur të këndojë së bashku me Aurorën. Në një moment Eros puth të bijën në buzë, një gjest që ka revoltuar italianët.
“Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të madhe”, shkruan dikush.Një tjetër thotë se “Puthjet në buzë mes prindit dhe fëmijës janë një “JO” e madhe” dhe është e neveritshme.