![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/eshte-bere-gjyshe-ana-e-panjohur-e-mimi-kodhelit-ja-si-eshte-si-vjehrre-video_6479b66c5e88f.png?resize=836%2C574&ssl=1)
Mikel Kodheli është djali i vetëm i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe njëkohësisht dobësia e saj më e madhe. Së fundmi në një intervistë për Ermal Peçin, ajo ka treguar disa histori të veçanta familjare e profesionale. Kodheli ndau lajmin fantastik se është bërë gjyshe.
“Jemi bekuar me nip, nuk gjej fjalë të përshkruaj ndjesinë dhe emocionet e të qënurit gjyshe. Ndjesia kur më erdhi nusja në shtëpi ishte si ta kisha vajzën timen. Kur u bëra realisht gjyshe kuptova që kisha harruar dhe ti vishja çorapet një bebi“, ka thënë Kodheli.
Në familjen e saj e jo vetëm kanë dominuar meshkujt, ashtu si edhe djali e bekoi me nip. Ka munguar prezenca e nje vajze mes tyre?
“Kam pasur motrën gjithmonë me vete. Ajo ka zëvëndësuar mungesën e vajzës. Edhe kur erdhi nusja, e pashë si vajzën time” – u shpreh Kodheli duke uruar që ndoshta do të bekohet në të ardhmen me një vajzë.