ShowBizzz

Është nënë e tre fëmijëve dhe qe dy dekada duket e njëjtë

Vitet kalojnë, kurse ajo është gjithmonë e njëjta: ultra e pashme, në formë dhe e shëndetshme. Si ia del Megan Fox që të mos shtojë kilogramë?

Aktorja amerikane e filloi karrierën më shumë se dy dekada më parë dhe tërhoqi vëmendjen e publikut botëror me rolin e saj në filmin “Transformers”.

Që atëherë, ka luajtur në disa realizime të suksesshme dhe që në ditët e para ka qenë një emër detyrimisht i pranishëm në listat e femrave më tërheqëse në planet.

Ka pozuar për kopertinat e shumë revistave prestigjioze dhe është interesant fakti se prej se u bë e famshme, duket pak a shumë identike, vetëm me ndryshime të herëpashershme të flokëve.