ShowBizzz

Eva Murati hap sezonin veror nga Kroacia, pozat nga plazhi marrin gjithë vëmendjen

Gazetarja sportive dhe moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga pushimet në Zadar të Kroacisë, duke shpallur zyrtarisht nisjen e sezonit të saj veror.

Pas pjesëmarrjes në Sunset Sports Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme që bashkon emra të njohur të sportit, medias dhe teknologjisë, Murati vendosi t’i kushtojë disa ditë relaksit në bregdetin kroat. Ajo publikoi një seri fotografish ku shfaqet mes plazheve, pishinave dhe ambienteve luksoze të resortit ku po qëndron.

“Zyrtarisht po hap sezonin veror në Zadar, Kroaci. Pas Sunset Sports Festival, erdhi koha të ngadalësoj ritmin dhe të shijoj gjithçka që ky vend ka për të ofruar: plazhe të bukura, pishina, stërvitje me pamje fantastike dhe një arratisje të nevojshme në spa”, shkroi ajo krahas postimit në Instagram.

Eva Murati është një nga figurat më të njohura të televizionit sportiv shqiptar dhe prej vitesh moderon emisionet kushtuar Ligës së Kampionëve, duke fituar popullaritet të madh edhe në rrjetet sociale. Ajo ishte një nga të ftuarat e këtij viti në Sunset Sports Festival në Zadar, ku morën pjesë edhe emra të njohur të sportit dhe medias ndërkombëtare.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen dhe stilin e saj veror.

Të Ngjashme