Fabjola Elezaj, ish-konkurrentja e “Ferma VIP 3”, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Kurthi i Piter Pan”, ku ka folur edhe për jetën e saj personale.
Brenda fermës, Fabjola njohu partnerin e saj aktual, artistin Adion Puka nga Gjakova, me të cilin po jeton një histori dashurie që vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë intervistës, ajo u përball me një pyetje interesante lidhur me të ardhmen e saj dhe mundësinë e zhvendosjes në Kosovë.
“Ti do ta lije Tiranën për Prishtinën?”, ishte pyetja që iu drejtua.
Fabjola u përgjigj pa hezitim:
“Unë jo vetëm Tiranën apo Prishtinën, për dashurinë lë gjithçka, sepse shtëpia është aty ku është zemra, aty ku është dashuria”.
Më tej, ajo shtoi:
“Kështu që, kudo që të jetë zemra ime, do të jem edhe unë dhe aty do të jetë shtëpia ime”.
Kujtojmë se në fillimet e lidhjes së tyre, raporti nuk u prit pozitivisht nga familja e Fabjolës, gjë që u reflektua edhe gjatë hyrjes së vëllait të saj në fermë. Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar dhe çifti po e shijon marrëdhënien e tyre, tashmë me mbështetjen e familjarëve.
