Lajme

Fati politik i Abdixhikut vendoset para 7 gushtit

Të mërkurën një nga një iu drejtuan zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Disa nga anëtarët, treguan pse erdhën në zyrat e partisë.

Por, ata që dolën, nuk treguan nëse u diskutua rreth dorëzimit të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhikut.

E pas disa orëve, nga LDK doli edhe Vjosa Osmani.

Kandidatja për presidente, nuk foli për zhvillimet e fundit në këtë parti.

Por, në vend të kësaj, pati një thirrje për gazetarët.

E detaje më shumë dha sekretari i përgjithshëm në LDK, Ilir Ferati.

Ky i fundit tregoi se kur do të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë.

Ferati foli edhe për raportimet se LDK dhe Vetëvendosje, kanë arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Ndryshe, të martën në LDK u dorëzuan nënshkrimet e 148 delegatëve të këtij subjekti politik, për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhikut.

E gjitha kjo, pas pakënaqësive të fundit në këtë parti, në lidhje me rezultatet zgjedhore.

 

Të Ngjashme