Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka mohuar raportimet për një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje.
Ai ka thënë se raportimet janë spekulime, sidomos në kohën aktuale.
“Krejtësisht propagandë, spekulim në një nivel jo të mirë, sidomos në kohën kur ndodhi. Pa prapë po e citoj, pa burim të informatës, pa citim të ndonjë eksponenti ose të ndonjë informate zyrtare nga LDK-ja, është spekulim, nuk qëndron. Përndryshe, kryetari i ka deklaruar dje qëndrimet e veta përmes video-mesazhit edhe ka cilësuar nevojën që kemi me pezullu negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, deri sa të zgjidhen çështjet tona të brendshme”, tha ai.
Më tej, ai tha se kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kuvend garues, por kuvend votëbesimi ndaj Abdixhikut.
