ShowBizzz

Fituesja e Eurovizionit Loreen shpall turneun në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë

Fituesja e ‘Eurovision Song Contest 2023’ Loreen, së shpejti do të nis turne në MB dhe në Evropë.

Turneu do të mbahet në MB (Glasgow dhe Londër) deri në fillim të nëntorit.

39 vjeçarja suedeze do të përformoj gjithashtu edhe në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Poloni, Norvegji, Danimarkë, Suedi, Finlandë, Estoni, Letoni dhe Lituani.

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë që Loreen u bë gruaja e parë dhe personi i dytë që fitoi dy herë Eurovisionin.

Në vitin 2012, ajo fitoi me këngën “Euphoria”.

Kënga hit e Loreen ‘Tattoo’ ka vazhduar të ketë sukses të madh pas Eurovisionit.