Gjuha angleze njihet për fjalët e saj të komplikuara dhe shpesh me shumë shkronja të përsëritura. Por ekziston një kategori e rrallë fjalësh që sfidon këtë rregull: “isogramet”, pra fjalë ku çdo shkronjë përdoret vetëm një herë.
Sipas gjuhëtarëve, fjala më e gjatë në anglisht pa asnjë shkronjë të përsëritur është subdermatoglyphic, një term teknik me 17 shkronja që lidhet me shtresat e lëkurës poshtë vijave të shenjave të gishtërinjve.
Edhe pse konsiderohet më shumë term shkencor sesa fjalë e përditshme, ajo ka hyrë në histori si “kampionia” e fjalëve pa përsëritje shkronjash.
Në përdorimin më të zakonshëm të anglishtes, dy nga shembujt më të famshëm mbeten:
uncopyrightable
misconjugatedly
Fenomeni ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të gjuhës, pasi krijimi i një fjale të gjata pa përsëritur asnjë shkronjë kërkon një “ekuilibër” shumë të rrallë gjuhësor.
/tiranapost
