Kuriozitete

Shkencëtarët – Zbulim kurioz në Indi: një krimb i ri rreth 40 centimetra dhe një tjetër rikthehet pas 81 vitesh

Një ekip shkencëtarësh në Indi ka identifikuar një specie të re krimbi toke, e zbuluar në Western Ghats, një prej zonave më të pasura me biodiversitet në botë.

Specia e re është quajtur Drawida incomparabilis dhe disa prej ekzemplarëve të gjetur arrijnë pothuajse 40 centimetra gjatësi.

ImagePor zbulimi nuk mbaron këtu.

Shkencëtarët gjetën gjithashtu një specie tjetër, Drawida loricata, e cila ishte përshkruar për herë të parë në vitin 1945 dhe nuk ishte regjistruar më nga shkencëtarët për 81 vjet.

Kërkuesit i gjetën ekzemplarët duke gërmuar në tokë në zona të mbrojtura të Kerala dhe Tamil Nadu.

Zbulimi tregon se edhe në një epokë kur eksplorimi shkencor është shumë i avancuar, ende ekzistojnë specie të panjohura pikërisht nën këmbët tona.

Të Ngjashme