Nuk ka më dyshime. Thashethemet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie bëhen të vërteta.
Françeska Nuredini dhe këngëtarja italiane konfirmojnë lidhjen e tyre romantike.
Fotot e publikuara nga Nuredini, kanë konfirmuar çdo gjë. Ata duken më pranë se kurrë njëra-tjetrës shkëmbejnë përqafime dhe puthje.
Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, tani duket se e ka një etiketë zyrtare, duke shuar njëherë e mirë kuriozitetin e publikut.
Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, pak ditë më parë Nuredini foli për raportin me këngëtaren italiane, duke e përshkruar si një lidhje që “shkon përtej skenës”.
“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht. Në skenë, u ndjeva e lirë të isha vërtet vetvetja, gjë që nuk është gjithmonë e garantuar,” u shpreh ajo.
