Bebe Rexha nderohet me “Female Icon Award 2026”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është vlerësuar me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, në njohje të kontributit të saj në muzikën dance dhe elektronike.
Të lidhura
None found
Ky çmim i jepet artistëve që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës EDM, ndërsa Bebe Rexha është vlerësuar për sukseset e saj globale në vitet e fundit.
![]()
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka qenë shumë aktive në zhanrin euro-dance dhe ka sjellë hite të njohura botërore si “I’m Good (Blue)”, “One in a Million” dhe “New Religion”, të cilat kanë arritur miliona dëgjime në platformat muzikore.
Ky vlerësim konsiderohet një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e saj, duke e forcuar pozicionin e saj si një nga figurat kryesore të muzikës pop dhe elektronike në arenën ndërkombëtare.
Të Lidhura:
- FOTO/ As Camila dhe as Sabrina – U shfaq me një vajzë të panjohur në tapetin e kuq, Shawn Mendes zbulon se kush e shoqëroi
- “U tregua e dobët”- Largimi i Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeon, si reagon Egla Ceno për fundin e lidhjes së çiftit
- Xheneta e pështyu në fytyrë, reagon familja e Drilonit
- Konsiderohet ‘hero’ por ja çfarë shkruante Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun
