LifeStyle

FOTO – Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Itali

Dua Lipa dhe Callum Turner nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa u shfaqën shumë të dashuruar gjatë pushimeve të tyre romanike në Itali, në muajin e mjaltit.Të sapomartuarit kishin kaluar disa ditë në Romë, përpara se të mbërrinin në bregdetin e Toskanës në Porto Ercole, ku vazhduan pushimet e tyre romantike.

Çifti është parë në disa momente shumë të afërta që prej nisjes së udhëtimit të tyre, pasi u martuan në Sicili në fund të muajit maj.

Të enjten, Dua dhe Callum u relaksuan në plazh dhe notuan së bashku në det. Më pas u shpëlanë në dushin e jashtëm dhe shkëmbyen disa puthje plot pasion.

Porto Ercole, i vendosur në bregdetin jugor, është i njohur për bukurinë e tij natyrore, terrenin e thyer dhe ujërat e kristalta, ndaj nuk është çudi që çifti e zgjodhi këtë destinacion.

Dua, 30 vjeçe, dukej në formë të shkëlqyer me një bikini ngjyrë vjollcë me motive, që i nxirrte në pah trupin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë, ndërsa shijonte rrezet e diellit italian.

Të Ngjashme