Këngëtari i njohur Luiz Ejlli po shijon disa ditë pushimi në Turqi, nga ku ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta në rrjetet sociale.
Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” publikoi në InstaStory një foto pranë yllit të futbollit botëror dhe sulmuesit të Barcelonës, Robert Levandovski. Besnik stilit të tij plot humor, Luizi e shoqëroi postimin me shkrimin: “Duhej edhe një calcetto për ta mbyllur mbrëmjen me Robert Lewandowski”.

Por surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Gjatë qëndrimit në Turqi, artisti shkodran është takuar edhe me aktorin e njohur turk Kenan Imirzalioglu, i cili njihet gjerësisht nga publiku shqiptar për rolin e “Mehmet Kosovës”.
Të lidhura
None found
Të Lidhura:
- Kiara Tito bën ndryshimin drastik në pamje, ja si reagon Luizi
- Luiz Ejlli: Po e jap unë lajmin e shumëpritur. Familjes iu shtua edhe një vajzë
- Reagimi epik i Luizit pasi Flor Binaj u shpall kandidat për Bashkinë e Tiranës
- Kiara Tito reagon ndaj komenteve: Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur
