Lajme

Fotos me armë zjarri ia sheh sherrin: Qytetari nga Klina shoqërohet në polici

Postoi fotografi me armë zjarri në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë

Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi duke mbajtur një armë zjarri në dorë.

Sipas Policisë, i dyshuari, është intervistuar lidhur me rastin. Gjatë deklarimit të tij, ai ka thënë se arma i përket një personi tjetër, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme