Lajme

FSK forcon kuadrot e saj: Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit dhe trajnimit ushtarak.

Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila ka vlerësuar këtë si një tjetër sukses në rrugëtimin drejt profesionalizimit dhe zhvillimit të kuadrove ushtarake.

Sipas FSK-së, gjatë këtij rrugëtimi Nëntoger Derguti është përballur me sfida të shumta, duke zhvilluar më tej aftësitë profesionale, lidershipin, disiplinën dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësi të reja në shërbim.

“Diplomimi në Sandhurst shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një përgjegjësie edhe më të madhe në shërbim të vendit dhe paqes në botë”, thotë FSK.

Të Ngjashme