Lajme

Gashi reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Depueti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të këtij subjekti.

Gashi përmes një statusi në Facebook ka thënë se LDK është një ideal, një histori dhe një përgjegjësi ndaj Kosovës.

Ai thotë se kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike.

Reagimi i plotë:

LDK është një ideal, një histori dhe një përgjegjësi ndaj Kosovës.

Kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike.

Pas tri proceseve zgjedhore, mesazhi i elektoratit është i qartë: LDK ka nevojë për reflektim, vendimmarrje dhe vizion për rikthimin e saj si forcë udhëheqëse në Kosovë.

Kjo nuk është betejë kundër një individi, por kërkesë për një standard më të lartë politik, për llogaridhënie dhe për një LDK më të fortë.

Kuvendi është vendi ku vendos demokracia. Aty duhet të përcaktohet drejtimi i LDK-së, me guxim, përgjegjësi dhe vizion.

Për një LDK që bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri.

Të Ngjashme