ShowBizzz

“Gender reveal” në Ksamil, publikohen fotot nga festa e Endi Demnerit dhe Krenar Çoçajt

Janë publikuar pamjet nga festa e “gender reveal” e organizuar nga Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në Ksamil, vetëm një ditë pasi u bë publik lajmi se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Nga pamjet e shpërndara në rrjet, vihet re se eventi është zhvilluar në një ambient bregdetar, me një organizim të kuruar dhe me të ftuar të veshur kryesisht në ngjyrë të bardhë.

“Gender reveal” në Ksamil, publikohen fotot nga festa e Endi

Gjatë ceremonisë është zbuluar se çifti pret një djalë, ndërsa në dekor dominonte mbishkrimi “Baby Çoçaj”.

“Gender reveal” në Ksamil, publikohen fotot nga festa e Endi

Sipas asaj që shihet, festa është mbajtur në një rreth të ngushtë familjar dhe shoqëror, duke ruajtur një profil të ulët publik. Ndërkohë, Endi Demneri vijon të tregojë diskrecion për këtë periudhë të rëndësishme në jetën e saj.

Të Ngjashme