ShowBizzz

Getinjo konfirmon rikthimin me Vivien në një mënyrë të veçantë

Disa javë më parë, çifti i krijuar në edicionin e parë të “BBVK” Vivien dhe Getinjo, konfirmuan ndarjen e tyre, teksa ish-konkurentja e “Love Story” e tha publikisht gjatë një interviste, ndërsa reperi e la të kuptohet nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale.

Megjithatë pak ditë më parë u aludua në media se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe jo pa shkak, pasi dyshja u “kap mat” në qytetin e Ferizajt teksa qëndronin bashkë në një lokal, ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, sot, duket se Getinjo ka konfirmuar 100% ribashkimin me Vivien, ndërsa ka postuar në InstaStory-n e tij foton e mëposhtme, ku qartësisht duket pranë saj:

TS Poll - Loading poll ...

Gjithsesi, nëse keni dyshime në lidhje me identitetin e vajzës krah reperit (edhe pse qartazi mund të dallohet që është Vivien), keni detajin e thonjve të saj, që si në postimin me Getinjon dhe si në këtë foto janë të njejtat:

Po ashtu edhe këtë foto që konfirmon se është Vivien ajo që në fakt është duke udhëtuar me motorr me Getinjon.