Lajme

Gjenden mbetje eshtërore në Brod të Shtërpcës, policia jep detaje

Mbetje eshtërore me prejardhje njerëzore janë gjetur në fshatin Brod të Shtërpcës, të cilat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 12 nëntor, njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), kanë hasur në mbetje eshtërore në lokacionin e cekur.

Mbetjet janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, transmeton “Bota sot”.

Lidhur me rastin, hetimet janë duke vazhduar.

Të Ngjashme