Lajme

Dy persona arrestohen pas një përleshjeje mes katër personave në Vushtrri, dy të tjerë në kërkim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje mes katër personave në rrugën “Ismajl Qemali” në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës për rastin, ku kanë arritur t’i arrestojnë dy nga personat e dyshuar. Ndërkohë, dy të tjerët, sipas dëshmitarëve, janë larguar në drejtim të panjohur.

Dy personat e arrestuar janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri, ku janë intervistuar nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndërkaq, policia ka arritur t’i identifikojë edhe dy personat e tjerë të përfshirë në rast, të cilët aktualisht ndodhen në kërkim policor.

Të Ngjashme