Nëse ju pëlqen të zgjidhni enigma të vështira, atëherë jeni në vendin e duhur.
Artisti hungarez Dudolf ishte sërish kreativ, ndaj vendosi t’ju befasojë me një tjetër ilustrim interesant.
Këtë herë ai vizatoi dhjetëra dragonj të gjelbër, por mes tyre fshehu edhe tre krokodilë.
Siç mund ta merrni me mend, detyra juaj është të gjeni tre krokodilë në më pak se 17 sekonda.
Ilustrim
Kjo detyrë nuk është aspak e lehtë, sepse krokodilët kanë të njëjtën ngjyrë si edhe dragonjtë, ndaj armatosuni me durim.
A jeni gati?
Nëse keni nevojë për ndihmë, ne do t’ju zbulojmë se krokodilët gjenden kryesisht në anën e majtë të ilustrimit.
Nëse ende nuk keni arritur t’i gjeni, zgjidhjen do ta gjeni në tekstin e përditësuar.