Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjini ka bërë të ditur se takimi ishte në kuadër të një bisede miqësore, ku temë e diskutimit ishin zhvillimet politike në vend.
Përmes një postimi, Gjini ka shprehur mirënjohje për ambasadorin Rudolph për angazhimin e tij personal, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Me Ambasadorin Rudolph biseduam për zhvillimet politike në vend, ndërsa e falënderova për angazhimin e tij personal dhe të Gjermanisë ndaj Kosovës, si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm dhe mbështetësit e vazhdueshëm të zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar Gjini.
