Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas debatit të fundit rreth Gjykatës Speciale, duke ripublikuar një postim të vitit 2020 të gazetarit Berat Buzhala.
Në postimin e atëhershëm, Buzhala kishte publikuar një deklaratë që i atribuohej Jakup Krasniqit, ku thuhej: “Në këto tre kategori i vrasim: ashkalinjtë, serbët, katolikët edhe mbështetësit e LDK-së. Fatkeqësisht, z. Joe u gjet në këto kategori. Më shumë fat herave të tjera”.
Gjinovci, duke iu referuar debatit për përgjegjësinë politike rreth krijimit të Gjykatës Speciale, ka shkruar me ironi se nuk e kupton se si po i atribuohet krijimi i saj Donika Gërvallës dhe personave të tjerë që ai përmend.
“Unë nuk di qysh po ju del këtyne që Gjykatën Speciale ua ka bo Donika Gërvalla e une e Nexhi e Shkëlzeni. Na kurrë keso sene s’kena thanë për besë 🤷♂️, jo për najsen po s’kom prova”, shkruan Gjinovci në Facebook.
