Ministri Blendi Gonxhe, ka reaguar sërish lidhur me arrestimin dhe luksin francez të biznesmenit të kërkuar nga SPAK, Ermal Beqirit.
I ftuar në një studio televizive, Gonxhe, ka marrë në mbrojtje Beqirin, duke justifikuar kështjellën miliona euro të sekuestruar në Francë, e cila ishte në pronësi të Beqirit dhe dyshohet se buronte nga aktiviteti kriminal.
Edhe pse SPAK kishte lëshuar urdhër arresti për Beqirin, për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, Gonxhe thotë se aktiviteti i Beqirit nuk duhet të fokusohet vetëm te tenderat, pasi sipas Gonxhes, ai ka pasur edhe aktivitete të tjera dhe se ka plot biznesmenë të tjerë që mund të investojnë jashtë vendit.
NEWS “Ligji u ndryshua me porosi”, aktivistja nga protesta para SPAK: Do të kallëzojmë RamënSa i takon kështjellës 2.6 mln euro të Beqirit, Gonxhe thotë se çmimi i saj është më i lirë se një pjesë e mira e vilave në jug të Shqipërisë.
“Këtu nuk ka asnjë lloj lajmi se në funksionin e tij, pra një njeri i cili ka punuar, se ai nuk është marrë vetëm me tendera, është marrë me një aktivitet të tërë, ka plot bizesmenë të cilët mund të investojnë edhe jashtë shtetit. Ta zhveshim nga kjo pjesa e narrativës që.. po ne na bën përshtypje që qëllon ky pikërisht si biznesmen që ka marrë këtë kështjellën diku në Francë, që çmimi ishte më i lirë se një pjesë e mirë e vilave më të shtrenjta elitare në jugun e vendit apo në rrethinat e Tiranës”,- ka deklaruar Gonxhe ndër të tjera.
NEWS Rama tërhiqet nga fjalët e tij: Nuk them që në protesta dalin agjentë dhe spiunë
