LifeStyle

Greqi – Pas Romës, ‘Emily in Paris’ do të xhirohet në Mykonos

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se seriali i suksesshëm i Netflix, Emily in Paris, do të xhirohet në ishullin Mykonos. Njoftimi u bë gjatë një mbledhjeje të nivelit të lartë të kabinetit qeveritar.

Sipas raportimeve, Kryeministri e ndau këtë lajm ndërsa Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni, dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Helenike për Median Kreative (EKKOMED) po prezantonin një plan strategjik pesëvjeçar për industrinë e filmit në Greqi. Mitsotakis u bëri me dije ministrave se produksioni pritet të mbërrijë në “Ishullin e Erërave” në muajin maj.

Me humor, Kryeministri madje ftoi anëtarët e kabinetit që, nëse janë të interesuar, të “nxitojnë” për të siguruar një paraqitje të shkurtër (cameo) në serial.

Të Ngjashme