Lajme

Gruda kritikon Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin lidhur me mënyrën se si po trajtohet Ligji për Buxhet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shprehur shqetësimin për mungesë serioziteti dhe profesionalizmi gjatë këtij procesi, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje me rëndësi të veçantë për shtetin.

“Unë jam deputet për herë të dytë dhe më ka rënë ta shoh si trajtohet buxheti i Kosovës. Për mua është e pabesueshme që ju e bëni me kaq joseriozitet çështjen e buxhetit. Me këtë seriozitet s’ma merr mendja që në shtëpinë tënde s’të lënë me trajtu ekonominë familjare, jo më biznesin e shtetit”, tha Gruda.

Më tej, ai ka theksuar se për të tretën herë po kërkohet që buxheti të votohet me procedurë të përshpejtuar, gjë që sipas tij është e papranueshme.

“Hera e tretë që na detyroni me shpejtësi me votu paratë e krejt neve. Këtu bëhet fjalë për paratë e Kosovës, s’janë të PDK-së e as të VV-së. Kam pritur më shumë profesionalizëm. Hiqu prej agjendës politike se je ministër i financave”, u shpreh ai.

Të Ngjashme