Lajme

​Hamza për Rexhep Qosjen: Kombi shqiptar humbi një njeri të dijes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vlerësuar akademik Rexhep Qosjen si ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Ai në seancën përkujtimore të Kuvendit, në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, tha se ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për kombin shqiptar.

Hamza: Kombi shqiptar humbi një njeri të dijes

Me ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosja ne nuk humbëm vetëm një njeri të dijes, humbëm një institucion të mendimit kritik. Humbëm një tribun të fjalës së lirë dhe një ndërgjegje që nuk pranonte të heshtte. Pikërisht pse nuk heshti kurrë, ai do të vazhdojë të dëgjohet edhe në të ardhmen. Akademik Rexhep Qosja nuk ishte vetëm një rrëfimtar i kohës sonë, ai ishte gjykues i saj. Nuk ishte vetëm shpjegues i letërsisë, historisë apo politikës, por sfidues i tyre”, tha ai. 

Të Ngjashme