Lajme

Hapet thirrja për studentët ekselentë, 210 vende pune në 91 institucione publike! Aplikimet deri më 1 tetor

Studentët e diplomuar me rezultate të larta do të kenë mundësi të punësohen në administratën publike.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, njoftoi hapjen e aplikimeve për Programin e Ekselencës 2026, në kuadër të të cilit ofrohen 210 vende pune në 91 institucione.

“210 pozicione pune në 91 institucione publike. Hapim sot aplikimet për programin e ekselencës 2026. Për të diplomuarit me rezultatet më të larta, ata që kanë shumë rrugë përpara, por që zgjedhin rrugën ku mund të lënë gjurmë. Nëse ke mesataren, ke energjinë, ke ide, sot ke dhe mundësinë. Kjo nuk është thjesht një thirrje për punë, është një mundësi për të ndërtuar karrierën tënde duke ndërtuar Shqipërinë europiane. Apliko tani”, shprehet Adea Pirdeni.

Të interesuarit mund të aplikojnë në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike deri më 1 tetor.

Të Ngjashme