Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ofertat e kryemisnitrit Albin Kurtit partive opozitare, po i vlerëson si kamuflim për të fshehur faktin se Albin Kurti dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Albin Kurti e ka vendosur me kohë shkuarje e sërishme në zgjedhje.
“Së pari nuk mendoj se cilësohen si oferta por një lloj strategjie për me kamuflu atë që e ka qëllim të vërtetë Kurti, me fsheh faktin që ai po don me shku në zgjedhje. Të gjitha mundësitë i ka për me zgjedh Presidentin, i ka pas herët, nuk i ka shfrytëzu dhe tani është në atë periudhën e ikjes nga faji dhe bartjes së fajësisë tek këto dy partitë opozitare, tha Haradinaj për “Expose”.
”Po, shkuarjen në zgjedhje e ka vendos Kurti me kohë edhe po ndodh”, shtoi ai.
