Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është takuar me udhëheqjen e saj, në krye me kryetarin Hysni Gucati.
Përmes një postimi, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar me respekt flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pata kënaqësinë që sot të isha në selinë e OVL-UÇK-së, ku takova udhëheqjen e saj, në krye me kryetarin Hysni Gucatin. Me respekt pranova nga ta flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Në fund të postimit, ai ka përcjellë edhe një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
“Liri për Çlirimtarët. I presim në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.
