Lajme

Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Ditën e të Zhdukurve

Në shënim të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe pranë Monumentit kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Në këtë aktivitet do t’i bashkohet edhe kryeministri Albin Kurti.

Ceremonia e homazheve do të mbahet duke filluar nga ora 11:30, përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Të Ngjashme