ShowBizzz

Heidi Baci flet më në fund për raportin me Drini Zeqon, zbulon çfarë i tha ai

Heidi Baci ka folur për marrëdhënien e saj me Drini Zeqon, duke komentuar për herë të parë më gjerësisht edhe zërat që kanë qarkulluar për një romancë të mundshme mes tyre.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka treguar se gëzon një raport shumë të mirë me opinionistin e “Për’puthen”, ndërsa nuk i ka kursyer fjalët e mira për të.

Gjatë intervistës, Heidi ka zbuluar edhe një bisedë që kishte zhvilluar me Drinin, e cila mund të ketë nxitur më tej dyshimet për një afrimitet mes tyre.

Sipas saj, në një moment e kishte pyetur Drinin nëse besonte te dashuria me shikim të parë. Ai e kishte parë në sy dhe i ishte përgjigjur shkurt: “Po”.

Megjithatë, Heidi nuk e ka konfirmuar se mes tyre ekziston një lidhje romantike, duke e përshkruar marrëdhënien si një raport të afërt, ku të dy ndihen të lirshëm me njëri-tjetrin.

“Drinin e kam shumë xhan, kam një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi shumë të lirshëm me njëri-tjetrin. Edhe me Erjolën jemi miq dhe kolegë shumë të mirë. I dua të dy, edhe Drinin, edhe Erjolën”, është shprehur ajo.

Me këtë deklaratë, Heidi ka treguar se ka konsideratë të veçantë për Drinin, por pa dhënë ndonjë përgjigje që do të konfirmonte thashethemet për një lidhje mes tyre.

Kujtojmë se Heidi Baci është përfolur më herët për jetën e saj sentimentale, veçanërisht pas marrëdhënies me Romeo Veshajn, e cila nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Albania 3”.

Ndërkohë, deklarata e fundit në “Ftesë në 5” ka rikthyer vëmendjen te raporti i saj me Drini Zeqon, për të cilin ajo ka zgjedhur të flasë me shumë dashamirësi, por pa zbuluar nëse miqësia mes tyre mund të ketë marrë një tjetër drejtim.

Të Ngjashme