Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se tash kur Kuvendi është i konstituuar duhet punuar në përmbushjen e reformave dhe të shënohet përparim në fushat ku ka ngecje.
Ajo kështu është shprehur pasi ka pranuar raportin e Komisionit Evropian nga ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, me të cilin diskutuam për Raportin e Komisionit Evropian dhe punën që kemi përpara në rrugën tonë drejt BE-së.
“Tani që Kuvendi i është kthyer punës, kemi mundësinë t’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje. Diskutuam veçanërisht për Agjendën e Reformave, Planin e Rritjes dhe rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve brenda afateve, si dhe për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpreha gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Zyrës së BE-së, sidomos në procesin legjislativ dhe mbikëqyrjen e zbatimit të reformave”, është shprehur Haxhiu.
Ajo ka thënë se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon punë të vazhdueshme, përkushtim dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet.
