ShowBizzz

Henri pyet Vanesën për puthjen që shkëmbeu në buzë me vëllain, fermerja “shpërthen” në lot: Askush mos t’ma përmend

Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në “Ferma VIP”, ku një bisedë mes Vanesa Sonos dhe banorit më të ri, Henri Rrufa, është kthyer në debat.

Gjithçka nisi kur Henri e pyeti Vanesën për marrëdhënien me të vëllain dhe për takimin që ata patën së fundmi.

Të lidhura

None found

Ai iu referua edhe një momenti, ku dyshja u shfaq shumë e afërt dhe shkëmbyen një puthje në buzë, duke kërkuar më shumë sqarime rreth raportit të tyre.

Pyetja duket se e preku emocionalisht këngëtaren, e cila nuk i mbajti dot lotët. Vanesa e cilësoi marrëdhënien me të vëllain si “të shenjtë”, ndërsa u shpreh se e konsideron atë si “bebin” e saj dhe se gjeste të tilla nuk kanë asnjë domethënie tjetër për ta.

Pas debatit, ajo u largua nga biseda dhe reagoi e revoltuar te banorët e tjerë, duke vendosur një kufi: “Kur vjen puna te vëllai im, askush nuk guxon ta përmendë.”

Të Lidhura:

  1. Momenti i pazakontë që u bë viral në ‘Ferma VIP’/ Vanesa e pranon: Në emocion e putha vëllain në buzë
  2. Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna në 37-vjetorin e lindjes, festës i bashkohet edhe Vanesa, fermerja nuk mbahet nga lumturia (VIDEO)
  3. Përplasje mes Yllit dhe Ganiut në Ferma VIP: Nuk ke vlerë as sa çorapet e mia
  4. Pas largimit të Albës dhe Limit, produksioni merr vendimin e papritur

Të Ngjashme