Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar për muzikën e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës e cila u interpretua në Bruksel, në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim Marta Kos.
Ai ka thënë se ky është një provokim i qëllimshëm ose shfaqje e injorancës.
Terras ka thënë se Komisionit Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim.
“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim” ka shkruar ai në X.
Kosova nuk është ftuar në këtë forum, edicioni i dytë i të cilit ka nisur sot.
Për interpretimin e kësaj kënge ka pasur reagim edhe nga Kosova, ku është dënuar rasti dhe kërkaur sqarime.
Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së
